Tronditet Shkodra! Një i vrarë dhe dy të plagosur nga atentati në qytet, përfundon në pranga autori

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës sot, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën shtetasi Armando Pali dhe mbeti i plagosur Erogen Vaso.

Raportohet se autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Mësohet se Erogen Vaso, i plagosuri në këtë ngjarje, është vëllai i Denis Brajoviç, një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar më herët për çështje kriminale.