Vrasje me armë në zemër të qytetit, Shkodra tronditet sërish

Shkodra është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë kriminale. Një person është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në mes të qytetit, pranë godinës së bashkisë.

Sipas burimeve paraprake, viktima është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasjeje, ndërsa forcat e rendit po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sigurinë e qytetarëve.