Dëshmia e Erogen Vasos para hetuesve: Ragip Gilën s’e njoh. Me pjesëtarët e fisit Bajri kam miqësi

Shënjestra e atentatit të Ragip Gilës në Shkodër, Erogen Vaso ka folur prap ditën e sotme me hetuesit e ngjarjes së rëndë.

Nga spitali i Traumës ku ndodhet aktualisht, Vaso ka pranuar se ka miqësi me pjesëtarët e fisit Bajri, por ka mohuar thelbësisht që të jetë i përfshirë në ngjarjet kriminale. Për Gilën, Vaso tha se nuk e njeh dhe nuk ka asnjë konflikt me të.

“Me pjesëtarët e fisit Bajri kam miqësi nuk e mohoj këtë, por s’jam i përfshirë në asnjë ngjarje kriminale. Ragip Gilën s’e njoh dhe s’kam asnjë konflikt me të,” tha Vaso.

Si ndodhi vrasja?

LEXO  Gjylameti kërkoi pamjet e numërimit të votave, reagon Rama! Zbardhet mesazhi që i ka nisur socialistëve!

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lajme Te nGjashme