LAJM I FUNDIT/ Edi Rama shpall Ogerta Manastirliut si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme shpalljen e kandidates për kryetare të Bashkisë së Tiranës, ajo do të jetë Ogerta Manastirliu.

Rama e njoftoi këtë vendim në asamble, teksa njoftoi dhe vetë Manastiruliun, e cila sipas tij nuk dinte asgjë.

“Të ma falës” tha Rama para anëtarëve të asamblesë. Ai u shpreh se Manastirliu është profili i duhet për drejtimin e Tiranës.

“Unë kam shumë besim për shumë arsye për përkushtimin e veçantë ndaj shërbimit publik dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtoreve që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, tha Rama.