Niko Peleshi kryetari i ri i Parlamentit! Balla bëhet kryetar i Grupit të PS

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrin e kryetari të ri të parlamentit. Ai do të jetë Niko Peleshi, që do të marrë postin që aktualisht e drejton Elisa Spiropali.

Sipas Ramës, Niko Peleshi është profili i duhur. Ndërkohë që nënkryetare e Parlamentit do të jetë, Klodiana Spahiu, deputetja e Durrësit.

Ndërkohë që Taulant Balla do të rikthehet si kryetar i Grupit të PS-së.

Edi Rama: Besoj se pas kaq vitesh eksperiencë dhe për profilin e respektuar gjerësisht, Niko Pelshi është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri kuvendit të Shqipërisë….Gjithashtu kam shumë besim se në krah të Nikos me eksperiencën e saj, Klodiana Spahiu do të jetë nënkryetarja e Kuvendit