Deklarata e Izraelit që tronditi botën: Gaza minierë ari për pasuri të paluajtshme, duhet ndarë me SHBA

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ka bërë një deklaratë që ka ndezur polemika, duke e cilësuar Rripin e Gazës si një “minierë ari për pasuri të paluajtshme” dhe duke thënë se tashmë ka nisur bisedimet me Shtetet e Bashkuara për ndarjen e tokës pas luftës.

LEXO  23-vjeçari i dehur i aksidentoi vajzat për vdekje, babai: Nuk fal dot zemra e shpirti…

Sipas mediave izraelite, gjatë një konference mbi tregun e pasurive të paluajtshme në Tel Aviv, Smotrich u shpreh:

“Ka një bonanza të pasurive të paluajtshme në Gaza që vetëfinancohet. Kam nisur tashmë negociatat me amerikanët.”

LEXO  Diplomatët evropianë në Moskë paralajmërojnë Kremlinin: NATO është gati tani për të rrëzuar avionët luftarakë rusë

Ai shtoi se “shkatërrimin dhe fazën e parë të rindërtimit e kemi bërë tashmë, tani duhet vetëm të ndërtojmë”, duke nënkuptuar se investimet e mëdha izraelite gjatë luftës duhet të kthehen në përfitime ekonomike.

LEXO  “Djemtë më dërgojnë foto nga…”/ Loredana po kërkon një lidhje të re pas ndarjes nga Jozi?

Këto komente vijnë në një kohë kur lufta në Gaza vazhdon dhe situata humanitare në territorin palestinez është përshkallëzuar, duke ngjallur reagime të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar.

Lajme Te nGjashme