“Kam emra pa fund për të thënë”/ Rrëfimi i Erion Alibej që paralajmëron dosje tronditëse: Të jap shpirtin…

Në rrëfimin audio që zbulohet për herë të parë nga Inside Story, Erjoni rrëfen se në vendin ku ju ekzekutuan familjarët, zakonisht qëndronte një patrullë policie.

Por natën e krimit, edhe pse prag festash, patrulla e zakonshme ishte zhdukur… kjo, i ndezi dyshimet.

“Tentova të ndihmoj Endritin me shumë forcë por ishte e kotë, se i kishte marrë të gjithë plumbat në një anë… Në sallë të operacionit rri pres pas derës, mbaj mend që i thash doktorit: “të jap shpirtin vetëm ma ngjall vëllain”. Pastaj marr lajmin që kishte ndërruar jetë…”.

LEXO  Ekstradohen dy shtetas të dënuar në Shqipëri, njëri nga Greqia dhe tjetri nga Italia

Ai moment, ishte fundi i Endritit. Një bos i kokainës i panjohur publikisht, por mjaft i njohur në biznesin e drogës. Por, ishte fillimi i një lufte që do t’i vinte flakën Elbasanit.

LEXO  Media greke jehonë performacës së ‘Shkodra Elektronike’ në Eurovizion: Shqipëria ‘vodhi’ shfaqjen me paraqitjen e saj në gjysmëfinalen e parë! ‘Zjerm’, trend në rrjete sociale

Një luftë që do zbulonte dy grupe që nuk ishin përmendur kurrë, por, që qarkullonin qindra milionë euro nga trafiku i narkotikëve.

“Endriti ka qenë njeri që kishte shumë njohje në trafikun e drogës. Shumë njohje, shumë lidhje, edhe ishte nga ata njerëz që kërkonin të gjithë të punonin me të. Njerëz me potencë, sepse ishte shumë i aftë, dhe kishte shumë mundësi për shitje të brendshme. Të gjithë ja kishin nevojën. Kur them të gjithë, kam emra pa fund, pa fund për të thënë…”.

LEXO  “Merr fund” pasurimi i influencerave shqiptare, Drejtoria Tatimeve nis hetimet: Nuk kanë deklaruar 33 milionë € fitime nga rrjetet sociale!

Lajme Te nGjashme