Një motorist gjendet i shtrirë në tokë, dërgohet në spital në gjendje kritike

Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku është gjetur i rrëzuar në rrugë drejtuesi i një motori.

Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident rrugor apo me humbje të kontrollit nga vetë drejtuesi i motorit.

LEXO  “Gjithmonë pranë zemrës time”/ Gazetarja e Sky News rikthehet për pushime në Shqipëri, ndan momentet: E lumtur…

Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

LEXO  Goditje e fortë nga lart!/ Kryebashkiaku Dredha firmos dorëheqjet e 21 drejtorëve

Lajme Te nGjashme