Paralajmërimi TRONDITËS i ish-deputetit: Do ketë VRASJE gjyqtarësh e prokurorësh, do të vijë ai moment…

sh-deputeti demokrat Dashnor Sula ka lëshuar një paralajmërim të fortë, duke thënë se prokurorë dhe gjyqtarë në Shqipëri mund të jenë në rrezik jete.

Sula kujtoi atentatet mafioze në Itali në vitin 1992, kur u vranë gjyqtarët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, ngjarje që tronditën shtetin italian dhe çuan në ndryshime të mëdha në drejtësi.

LEXO  Mund të humbni pronësinë e makinës… 8 masa ndëshkuese për borxhlinjtë

“Sot jemi në kushte të tilla, ku larg qoftë humbja e një prokurori apo gjyqtari… por të jeni të sigurt se edhe ai moment do të vijë. I ka vrarë politika, krimi i organizuar”, – u shpreh Sula, duke kujtuar edhe raste të mëparshme ku janë vrarë përfaqësues të drejtësisë në vend.

LEXO  Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet një prej autorëve të dyshuar! Emri

Gjatë debatit, ish-deputeti Asllan Dogjani theksoi se shumë ngjarje të rënda nuk janë zbardhur:

“Janë vrarë, por duhet zbuluar pse. E di sa kam folur në Parlament e në media për atë Skerdilajd Konomin? Pse nuk e zbulojnë? I kanë të gjitha mundësitë.”

LEXO  E rëndë/ Gjendet i vdekur i pastrehu në Shkodër, dyshohet se…

Deklaratat e dy ish-deputetëve vijnë në një periudhë tensionesh të larta mbi reformën në drejtësi dhe çështjet e krimit të organizuar, shkruan A2.

Lajme Te nGjashme