Hetimet e kryeministrit në përfundim/ Aleati i Trump plas ‘bombën’: Ja kush ma dha foton e Ramës me McGonigal

George Papadopoulos, ish-ndihmës i presidentit Donald Trump dhe një ekspert i njohur i politikës në SHBA, zbuloi në intervistën televizive, se ku e ka marrë foton e Edi Ramës me ish-kryeagjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

“Për shikuesit në Shqipëri, që ta kuptojnë, konteksti i kësaj situate, personi Charles McGonigal që është në foto, drejtonte atë që quhej Hetimi Uragan në administratën ku punoja edhe unë.
Dhe me veprimet që bëri, pothuajse sabotoi të gjithë punën e administratës së tij.

Duke pasur në konsideratë rolin e McGonigal dhe rolin e Shqipërisë në këtë dënim, mikroskopi qëndron në faktin nëse kryeministri i Shqipërisë ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në vitin 2016 apo nuk ishte në dijeni. Hetimet janë në vazhdim dhe së shpejti do marrim përgjigjet.

LEXO  Qeveria fal borxhet e vjetra tatimore, ja si funksionon skema e re

Këtë foto ma ka dërguar ish-e dashura e McGonigal dhe ajo supozonte se me siguri që kishte një kundërvajtje mes McGonigal dhe autoriteteve shqiptare. Duke pasur parasysh dënimin me burg që iu dha, kuptohet se ai ka qenë i përfshirë me disa elementë të qeverisë shqiptare. Organizonte edhe një fushatë kundër Trump dhe është e rëndësishme që bota të shohë se me kë kishte lidhje dhe në cilat nivele. Kjo foto tregon se ai kishte lidhje me nivelet më të larta të administratës së Ramës.

LEXO  Vizita në spital dhe dreka me familjen dhe hipja në makinë me…, itinerari që ndoqi Miklovan Dakaj para zhdukjes

Në qoftë se Shqipëria në nivelet më të larta ka qenë e përfshirë në një operacion kundër Trump, tani është momenti për të identifikuar detajet dhe për t’ia dhënë këtë informacion drejtorit të FBI-së, drejtorit të CIA-s dhe direkt Shtëpisë së Bardhë sepse kundërhetimi që po bën tani Departamenti i Drejtësisë kundër presidentit Obama dhe ekipit të tij është një nga çështjet më të rëndësishme sot në Amerikë,” tha Papadopoulos.

LEXO  Adoleshentja filmoi veten duke… U hodh nga kati i 9-të i pallatit në ndërtim, 16-vjeçarja udhëtoi nga Kamza për të kryer v*tëvrasjen te Rruga e Dibrës! Çfarë iu gjet në çantë

Ai theksoi se edhe Kongresi është i interesuar për të hetuar këtë çështje.

“Mendoj se tani që McGonigal është në burg e ka më të vështirë të dëshmojë para Kongresit. Megjithatë ai mund të sigurojë prova lidhur me atë që bënte në mënyrë të paligjshme. Departamenti i Drejtësisë dhe Kongresi aktual që kontrollohet nga republikanët është i interesuar të mësojë se çfarë synimesh kishte McGonigal me Shqipërinë dhe vendet e tjera”.

Lajme Te nGjashme