Kryeministri Edi Rama reagon ASHPËR pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Teksa i shpreh ngushëllime familjarëve të gjyqtarit, Rama shkruan se agresioni kriminal i sotëm kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Po ashtu, Rama shkruan se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila sipas tij, përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

LEXO  E rëndë/ Foshnja ndërron jetë gjatë lindjes

Rama shkruan gjithashtu se kjo tragjedi tregon edhe njëherë nevojën e ashpërsimit të kodit penal për armëmbajtjen pa leje, teksa shton se duhet të shërbejë edhe si reflektim për lehtësinë me të cilën sipas tij trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore.

“Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe!

Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

LEXO  Mbi 1,000 viktima nga rrëshqitja e dheut në një fshat në…

Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!

LEXO  E TRISHTË! Ndahet nga jeta ylli i telenovelave

Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, shkruan Rama.

Lajme Te nGjashme