PD e shpalli kandidat për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU!

Aktori i njohur i humorit dhe aktivisti Florjan Binaj, ka reaguar pasi Partia Demokratike deklaroi se do të mbështesë kandidimin e tij për kryetar të Bashkisë Tiranë përballë socialistes Ogerta Manastirliu.

Teksa ka falënderuar partitë opozitare si Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje për mbështetjen ndaj kandidaturës së tij të pavarur, Binaj shprehet se është i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.

LEXO  Ndarja nga jeta e aktorit të njohur, homazhet për Naun Shundin mbahen sot tek ArtTurbina

Ai ndër të tjera ka falënderuar qytetarët e Tiranës për inkurajimin këto ditë, ndërsa ka theksuar se nuk është politikan, por qytetar dhe partia e tij janë qytetarët.

“Kjo garë është për ju! Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU! Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë”, shkruan Binaj.

LEXO  U largua para kohe nga Samiti i G7, Donald Trump kritikon Macron: Është i gabuar, largimi im nuk ka të bëjë me armëpushimin

Reagimi i Florjan Binajt:

Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.

Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.

Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.

Kjo garë është për ju!

LEXO  “Bandat i kishin jashtë…”/ Dumani ZBULON si vepronin grupet kriminale: Na ka bërë përshtypje sepse për herë të parë…

Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU!

Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.

Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!

Lajme Te nGjashme