Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.
Bregu tha se autori i krimit, Elvis Shkambi, ishte rritur që në moshën pesë vjeçare, kur nisën proceset gjyqësore për pronën, me idenë se kjo ishte pronë e familjes dhe duhet ta merrnin.
“Autori ka qenë i ndikuar nga familja, ishte 5 vjeç kur ka nisur procesi. Pra është rritur me këtë ide që pronën time nuk ma japin.
Godina kishte 31 familja, që u strehuan në 1993, pasi ishin të pastrehë.I gjithë konflikti është krijuar nga vetë Bashkia e Shkodrës.
Pra që pesë vjeç ka patur këtë ndikim. Këto raste janë shpeshtuar në Shqipëri. Kemi rastin në Divjakë, emigrant 6 vjet pa u kthyer, i ati kishte problem pronësie, u kthye ky dhe vrau fqinjin për konfliktin e pronësisë. Edhe ai e kishte të mbartur nga familja, që na takon ne kjo pronë. Në këtë rast, duhet të ishte xhaxhai që ka pronën, jo fëmija.
Nuk e dimë kush ka të drejtë, pavarësisht se u dha një vendim që do të mbetet i pazbardhur. Por ata nuk e fitojnë dot më këtë pronë.
Ky transmetim i familjeve për një pronë që mendojnë se i takon, do të na rrisë vetëgjyqësisë. Besimi ndaj drejtësinë është zero. Të gjithë mendojnë se gjyqtarët janë të korruptuar dhe çfarë bën kjo? Çon njerëzit në konflikte duke pretenduar se të gjithë kanë të drejtë.
Jemi përballë një fakti të rëndë, mes besimit të publikut dhe gjyqësorit.
Ky gjyqtar rezulton ndër më të pastërit nga vettingu. Ka kaluar procesin e vettingut pa asnjë problem”, tha ndër të tjera Bregu.