Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë të tjera detaje në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit nga i riu Elvis Shkambi.
Ky i fundit qëlloi ndaj gjyqtarit pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronat ndërsa plagosi edhe babë e bir, Ragim dhe Ervis Kurtaj të cilët ishin palë në seancën gjyqësore.
Gazetarja tha se skandali është se prej një muaji ura detektuese e sendeve metalike në hyrje të institucionit nuk funksiononte prej një muaji.
Sa i përket çështjes së sigurisë, gazetarja Bezat u shpreh se janë dy punonjës që merren me mbrojtjen. Një punonjës administrativ që qëndron brenda ambienteve të gjykatës dhe një punonjës policie i cili qëndron në ambientet e jashtme.
“Nga informacionet që kam, autori ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Po merret në pyetje në prani të prokurorit. Ai paraqitet i qetë, i papenduar. Ka pranuar autorësinë e krimit që kur është prangosur në ambientet e gjykatës.
Ai ka pretenduar se i është marrë prona që i është lënë trashëgimi dhe vendimin që u lexua kundër tij, ka bërë vetëgjyqësi.
Ai ka thënë se e ka paralajmëruar ngjarjen duke thënë se këtë pronë nuk e gëzon askush nëse nuk kthehet tek të afërmit e tij.”-tha Bezat.