Hapja e Ekspozitës së Konkursit të Fotografisë EU4Green në Tiranë “Shembujt më të gjelbër të Ballkanit Perëndimor”

Nga imazhet mbresëlënëse të natyrës te historitë e inovacionit dhe qëndrueshmërisë, 15 fotot më të spikatura te Konkursit të Fotografisë EU4Green u ekspozuan sot në Europe House Tiranë.

Ceremonia e hapjes, mblodhi përfaqësues të lartë institucionalë, partnerë, organizata joqeveritare, media dhe qytetarë për të nderuar fotografët më të spikatur nga i gjithë rajoni. Veprat e tyre pasqyrojnë bukurinë e natyrës, praktikat novatore dhe përpjekjet e komuniteteve për të promovuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Eventi u hap me fjalët përshëndetëse të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së, Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), projektit EU4Green dhe një eksperti nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Secili prej tyre theksoi rëndësinë e avancimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimit rajonal dhe angazhimit të të rinjve në mbrojtjen e mjedisit.

LEXO  SPAK do të shkaktojë “tërmet”, Spartak Ngjela nxjerr detajet e bujshme, ja si pushtetarët e korruptuar do…

Veprat e ekspozuara janë përzgjedhur për cilësinë e tyre artistike, mesazhet e fuqishme dhe përputhjen me objektivat e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Europe House Tiranë deri më 17 tetor 2025, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të zbulojnë krijimtarinë dhe vizionin e fotografëve të rajonit.

LEXO  Ndodh ajo që nuk pritej! Albano Bogdo ‘kapet mat’ duke u puthur me ish-fermeren në prapaskenë (Video)

Konkursi i Fotografisë EU4Green tërhoqi 138 aplikime nga të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar kreativitetin dhe përkushtimin e qytetarëve të rajonit ndaj mbrojtjes së mjedisit.
“Kjo ekspozitë nuk është vetëm një festë e krijimtarisë, por edhe një kujtesë e fortë se Ballkani Perëndimor është plot me shembuj frymëzues të gjelbër. Duke ndarë këto histori, shpresojmë të motivojmë të tjerët t’i bashkohen përpjekjeve të përbashkëta drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme,”
– u shpreh Dr. Abdulla Diku, përfaqësues i projektit EU4Green.
—-
Rreth EU4Green:
Projekti EU4Green, financuar nga Bashkimi Evropian me 10 milionë euro dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) si pjesë e International Partnerships Austria me 1 milion euro, zbatohet nga Agjencia e Mjedisit e Austrisë nga viti 2022 deri në fund të vitit 2025.
Duke përfshirë të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, EU4Green mbështet zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke promovuar bujqësinë e qëndrueshme, ekonominë qarkore, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe forcimin e sistemeve të monitorimit dhe raportimit.

LEXO  Vrasja e ish-drejtorit të policisë Artan Cuku, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin

Kontakti për media:
Irida Haxhi
Zyrtare Komunikimi, EU4Green
📧 [email protected]
🌐 https://eu4green.eu

Lajme Te nGjashme