Pasuria e frikshme e djalit 19-vjeçar të Donald Trump, zbulohet menyra si e ka krijuar

Mediat britanike raportojnë se djali 19-vjeçar i presidentit amerikan Donald Trump, Barron Trump, ka arritur një pasuri prej 150 milionë dollarë, kryesisht falë suksesit në kriptovaluta.

Sipas “Daily Mail”, Barron është bërë një nga të rinjtë më me ndikim në tregun digjital të financave, pasi ka bashkëthemeluar kompaninë “World Liberty Financial” së bashku me babanë e tij dhe vëllezërit më të mëdhenj vitin e kaluar.

LEXO  ‘E tërhoqën zvarrë për flokësh dhe e detyruan të puthte flamurin izraelit’! Aktivistja turke denoncon keqtrajtimin e Greta Thunberg

Thuhet se ai i ka mësuar vetë presidentit Trump konceptin e “wallet”-it digjital, ndërsa kompania e tyre njohu rritje të jashtëzakonshme pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së.

LEXO  I nxehti “pushton” Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Sipas burimeve, “World Liberty Financial” i ka shtuar mbi 1.5 miliardë dollarë pasurisë së familjes Trump, dhe nga kjo shumë, Barron ka përfituar 10%, që përllogaritet në rreth 150 milionë dollarë.

LEXO  EMRI/ Zbardhet atentati me eksploziv në garazhin e “Visit të Garave”, identifikohet autori dhe shpallet në kërkim! Policia publikon pamjet

Ky sukses e vendos djalin më të vogël të presidentit amerikan në radhët e të rinjve më të pasur në Shtetet e Bashkuara, me një karrierë që sapo ka nisur në fushën e financave digjitale.

Lajme Te nGjashme