Reagojnë familjarët e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja

Familjarë të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja që u vra të hënën në krye të detyrës, kanë reaguar të hidhëruar për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Lira Parruca, e afërmja e gjyqtarit, në një postim në Facebook shkruan se ndarja e tyre ishte e padrejtë, teksa ka lartësuar figurën e Astrit Kalasë si gjyqtar profesionist por edhe si qytetar.

E afërmja e gjyqtarit që humbi jetën i drejtohet edhe bashkëshortes së Astrit Kalasë, duke i shprehur mbështetjen në këtë moment të vështirë për ta.

Gjyqtari i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u vra me tre plumba në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi. Ai ishte babai i 3 fëmijëve.

Postimi në Facebook i Lira Parrucës:

Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja…

LEXO  “Kur do të jetë i lirë, Ilir Meta”? Përgjigjet avokati i tij, Kujtim Cakrani

Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë.

Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve — sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër.

I shoqërueshëm, i afërt, i lidhur fort me familjen, me njerëzit, me jetën. Një qytetar i denjë i Shkodrës që i dha emër, vlerë dhe nder profesionit të tij, duke e përfaqësuar me përulësi, dinjitet dhe pasion të vërtetë.

LEXO  Jozi në ditëlindjen e Loredanës? Xheneta nxjerr zbuluar çiftin, tregon çfarë ndodhi

Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij, të buzëqeshjes së tij të qetë, të mirëkuptimit dhe mirësisë që ai shpërndante pa zhurmë, por me shumë dashuri.

I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë. Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time si shembulli më i bukur i një njeriu që ndriçonte jo vetëm në profesion, por mbi të gjitha në shpirt. Humbja jote është e rëndë, e pabesueshme… por kujtimi yt do të mbetet i paharruar për mua dhe për këdo që pati fatin të të njohë.

LEXO  Pamje të trishta! Banorët në Gramsh marrin lopët dhe bagëtitë t’i shpëtojnë nga zjarret

Valbona Dema Kalaja- Bona e dashur, në këtë dhimbje të paimagjinueshme, dua të të them se jam me ty me gjithë shpirt. E di që nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë plagë, por zemra ime është pranë jush. Të përqafoj fort ty dhe tre fëmijë e mrekullueshëm që ishin gjithçka për Titin, dhe që do të mbajnë gjithmonë në vete një copëz nga dashuria, forca dhe drita që ai u dha me gjithë qenien e tij.

Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe.

Prehu në paqe, Titi jonë i dashur.

Do të të duam dhe do të të kujtojmë përjetë.

Lajme Te nGjashme