SHUHET këngëtari i njohur, RRËQETHËSE se çfarë bëri pak para se të ndërronte jetë…

Ndërron jetë në moshën 71-vjeçare, këngëtari i njohur boshnjak, Halid Beslic. Ai kishte probleme serioze me mëlçinë dhe kaloi javët e fundit në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës, ku fillimisht u trajtua në Departamentin e Nefrologjisë dhe më pas në atë të Onkologjisë.

Pavarësisht se menaxheri i tij kishte deklaruar në shtator se gjendja po përmirësohej, këngëtari nuk arriti të rikuperohej.

LEXO  Operacioni “Ura”/ Kontrolle të shtuara në Portin e Vlorës, ndalohen dy persona

Para ndarjes nga jeta, Halidi botoi një poemë kushtuar gruas së tij, Sejda, të cilën e konsideronte mbështetjen e tij më të madhe. I lindur më 20 nëntor 1953 në fshatin Vrapci, ai u rrit në kushte modeste, por dashuria për muzikën e çoi drejt një karriere të jashtëzakonshme.

LEXO  Dita nis me mot të mirë, por pasdite priten reshje shiu në…

Pas shërbimit ushtarak u zhvendos në Sarajevë, ku nisi të performonte dhe më vonë u bë një nga emrat më të njohur të skenës muzikore jugosllave.

Me këngë si “Necu, necu dijamante”, “Budi budi uvijek srecna” dhe “Miljacka”, Beslic u bë simbol i muzikës popullore të rajonit. Gjatë luftës në Bosnjë, ai mbajti mbi 500 koncerte bamirësie për viktimat e luftës. Në vitin 2009 pësoi një aksident të rëndë rrugor ku humbi njërin sy, por u rikthye shpejt në skenë me forcë dhe përkushtim.

LEXO  U përleshën fizikisht vite më parë, mëritë mes dy divave të muzikës vazhdojnë? Si reagoi Adelina Ismajli kur u pyet për Leonora Jakupin! Çfarë u bë mollë sherri për konfliktin mes tyre

Lajme Te nGjashme