Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Në një intervistë ai u shpreh se autori, Elvis Shkambi, ka përdorur një armë të tipit Makarov dhe ka qëlluar pesë herë, ndërsa arma është dorëzuar bosh pas ngjarjes.

LEXO  Cila është kompania që i bëri një “gol” disa milionë euro Raiffeisen Bank?!

Karamuço tha se goditjet nuk kanë qenë statike, pasi autori dhe viktima janë zhvendosur gjatë incidentit.

Ai gjithashtu konfirmoi se ka në dispozicion pamje filmike me audio nga momenti i vrasjes.

LEXO  Kthjellime në mëngjes, reshje shiu e breshëri në jug gjatë pasdites! Ja parashikimi i motit për sot

Profesori shtoi se dyert e sallës së gjyqit kanë ndihmuar të pranishmit të shmangin plumbat, duke shpëtuar disa persona nga goditjet e autorit.

Ka pamje filmike; në atë moment disa persona kanë dalë përmes dyerve, pasi autori ndiqte gjyqtarin,” tha Karamuço, duke përshkruar dinamikën e ngjarjes sipas trajektoreve të plumbave.

LEXO  Mos e humb mundësinë! Hapen aplikimet për riparimin e banesave në Tiranë

Lajme Te nGjashme