Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në autostradën Melegnano në Milano, pasi në makinën që po udhëtonte së bashku me familjen e tij, u gjet 10 kg heroinë e fshehur.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij, oficerët zbuluan drogën e fshehur nën sediljen e fëmijës.
40-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u transferua në stacionin e policisë për kontrolle rutinë, raportojnë mediat italiane.
Ndërsa policia zhvilloi një tjetër kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan tre kilogramëve të tjera heroinë.
Ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar rrjetin e kontakteve dhe destinacionin e substancës narkotike.