Deputeti dhe sekretati i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka bërë kërkesë në Konferencën e Kryetarëve, që ditën e nesërme të zhvillohet debat në seancën parlamentare, sipas tij, për gjendjen alarmante të sigurisë së jetës në vend.
Blushi u shpreh se ekzekutimi i gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja ëshyë alarm kombëtar, duke theksuar se Kuvendi nuk duhet të mjaftohet me 1 minutë heshtje.
Ai shtoi se shqiptarët ndihen më të pasigurtë se kurrë dhe të kërcënuar nga krimi i organizuar.
“Kuvendi nuk mund te mblidhet vetem per te miratuar procesverbale. Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, alarm kombetar per sigurine e jetes, kjo te jete teme e diskutimeve. Kuvendi mos mjaftohet me 1 minute heshtje por te shnderroje ne teme debati sigurine e jetes
Krimi ka marre yrysh, shqiptaret me te pasigurte se kurre. Sot cdo shqiptar ndihet i kercenuar nga krimi i organizuar dhe krimi ordiner. Vrasja e gjyqtarit, krim shumë i rëndë që trondit ndërgjegjen kombëtare. Kuvendi te debatoje per realitetin tragjik ku ndodhet vendi, ku krimi sfidon pa frikë ligjin. E turpshme qe KLGJ ben publik paralajmerimet e qeverise per sigurine e gjyqtareve, vetem pasi ndodhi vrasja e gjyqtarit”, u shpreh Blushi.