“Nuk mund të jetoja më”/ Rozana Radi rrëfen makthin e përndjekjes: E gjeja para ashensorit, u mor nga policia…

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka ndarë një histori të rëndë personale ku tregoi se është përballur me përndjekje të vazhdueshme nga një person që, sipas saj, e ka ndjekur deri në derën e banesës.

Radi tha se përndjekësi i saj ishte dënuar fillimisht me një vit burg, por pas lirimit ai kishte rifilluar të njëjtin veprim, duke e detyruar këngëtaren të bënte një tjetër kallëzim në polici. Si rezultat, ai është arrestuar sërish.

LEXO  Incidenti me prokuroren që e nxori nga seanca, babai i Luis Meçes: Ka fjetur mbi dosje 6 muaj dhe sot kërkon llogari!

Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë spray, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, por sapo doli filloi përsëri përndjekjen. Bëra përsëri kallëzim dhe u kthye në burg. Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë Zotit, policia më qëndroi pranë dhe sot jam pak më e qetë”,-rrëfeu ajo.

LEXO  Vezët e ziera çfarë po na shkaktojnë! Mjekët japin lajmin e papritur

Lajme Te nGjashme