Nxiste të miturin për të vjedhur, arrestohet 23-vjeçari! E pëson edhe 13-vjeçari, si edhe dy të tjerë

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet se nxiste një të mitur për të vjedhur.

Nga hetimet dyshohet se i riu me iniciale J. K. nxiste në mënyrë të vazhdueshme 13-vjeçarin e proceduar, për të kryer vjedhje.

Gjithashtu u proceduan edhe një 13-vjeçar tjetër, si edhe 48 vjeçari me iniciale Sh.M., pasi përvetësonin sendet e vjedhura.

LEXO  Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati …

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Influenca”.

Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar që nxiste një 13-vjeçar, për të vjedhur.

Vihen në hetim 13-vjeçari, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura.

Sekuestrohen 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”, në kuadër të të cilit:

LEXO  Krim i rëndë familjar/ Burri vret partneren dhe dy fëmijët e mitur, më pas vetëvritet

-u arrestua shtetasi J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë;
-u proceduan në gjendje të lirë dy 13-vjeçarë dhe shtetasi Sh. M., 48 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. K. nxiste në mënyrë të vazhdueshme, njërin prej 13-vjeçarëve të proceduar, për të kryer vjedhje, ndërsa i mituri tjetër dhe shtetasi Sh. M. përvetësonin sendet e vjedhura.

LEXO  Zgjedhjet në 6 bashki, Rama presion socialistëve: Çdo deputet aktual dhe i mëparshëm të zbresë në terren

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajme Te nGjashme