Përplasi 7 makina gjatë arratisjes me armë, pendohet Imeri: Isha në panik, jam me ilaçe

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 31-vjeçarin Imer Krrashi, i njohur edhe me identitetin alias Uka, i cili u arrestua pas një ndjekjeje të rrezikshme policore në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të rendit, pasi gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndalimit, shkaktoi një aksident me disa automjete dhe një motor.

Në përplasjen e shkaktuar nga arratisja e tij, u plagosën një efektiv policie jashtë orarit të punës dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodheshin në motorin e goditur. Krrashi refuzoi urdhrin e policisë për të ndaluar dhe, sipas pamjeve të publikuara nga Policia e Shtetit, u largua me shpejtësi sapo u pyet nëse kishte armë me vete.

LEXO  Deklarata e ashpër e Bardhit për Vis Pupën, reagon edhe Sara Gjordeni: “Njerëzit vriten kur ju përmenden gratë…”

Pas arrestimit, atij iu sekuestrua një armë zjarri e llojit pistoletë. Para trupit gjykues, i riu kërkoi ndjesë, duke pretenduar se ishte në gjendje ankthi dhe paniku për shkak të gjendjes familjare dhe shëndetësore.

“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”.

LEXO  Mijëra udhëtarë në lëvizje, ja pikat kufitare me fluks të paprecedentë

Imer Krrashi nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar më herët në Itali për vjedhje, si pjesë e grupit kriminal të Edison Pulës. Të dy u arrestuan në shkurt të vitit 2022 në Itali, ku akuzoheshin për dhjetëra vjedhje, përfshirë një ngjarje të bujshme në nëntor 2021, në Marok, brenda vilës së biznesmenit italian Giancarlo Miotto.

LEXO  Stuhia kthen në ‘Venecia’ edhe Vlorën dhe Fierin. Rrugët zhytur në ujë pas reshjeve të dendura

Ndaj Krrashit vijojnë hetimet për incidentin e fundit, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse arma e sekuestruar është përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Lajme Te nGjashme