Çfarë do ndodh në 31 Tetor pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Avokati zbulon detajet:Zgjedhje për Tiranën në daten..

Avokati Redi Ramaj i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë si dhe për vendimin që do të merret në 31 tetor.

Ramaj tha se sot Gjykata Kushtetuese tregoi se është ajo që merr vendimin e fundit, ndërsa theksoi se në 31 tetor do të bëjë interpretimin e nenit 115-të.

LEXO  Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon përmbys në rrugë

Sipas Ramajt cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 31 tetor, Tirana nuk do të ketë zgjedhje në 9 nëntor.

Pjesë nga biseda:

Ramaj: Presidenti sipas Kushtetutës ka betimin e parë respektimin e Kushtetutës. Parashikimi i nenit 115 ëhstë i qartë, në momentin që shkarkohet një drejtues vendor, për 15 ditë pezullohet procesi.

Borakaj: E këshilluan keq?

Ramaj: Nuk ka këshillim kur lexon. Kur lexon kushtetutën nuk ka nevojë për këshillim. Kur ka interesa politike po.

LEXO  Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Borakaj:Çfarë presim në datë 31 Tetor, cilët janë rrugët?

Ramaj: Gjykata Kushtetutese do bëjë interpretimin se si është shkarkuar zoti Veliaj. Do bëjë interpretimin e nenit 115-të. A ka patur të drejtë Këshilli Bashkiak për të propozuar shkarkimin e zotit Veliaj? A ka patur të drejtë Këshilli i Ministrave? A është në ligj procedura për shkarkimin e tij. Me këtë interpretim do të marrë një vendim. Në çdo rast zgjedhje për Tiranën në datë 9 nëntor nuk ka. Pra i takon Gjykatës Kushtuese që merr vendimin e fundit. Këtë duhet ta dinte Presidenti i Republikës. Me mbylljen e Gjykatës Kushtuese, pasi rasti i zotit Veliaj është unik, nuk ka precedentë të mëparshëm.

LEXO  Bora dhe erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik në Kukës, shkëputet energjia për 20 familje

Lajme Te nGjashme