Gara për kreun e ri të SPAK, zyrtarizohen kandidatët/ Ja kush janë 4 prokurorët që sfidojnë njëri-tjetrin

Janë zyrtarizuar 4 kandidatë që do të garojnë për kreun e ri të SPAK. Ata janë prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi.

Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK. Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi’, thuhet në njoftim.

LEXO  Tërmeti i fuqishëm godet vendin/ Dhjetëra të lënduar, nuk ka paralajmërim për…

Kandidatët që synojnë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme pas 18 dhjetorit kur mandati i Altin Dumanit përfundon patën kohë deri më 8 tetor për të aplikuar. Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

LEXO  I dënuar në Itali me 7 vite burg, arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari! Akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale

Zgjedhja e kreut të SPAK bazohet në eksperiencën në çështjet sensitive të korrupsionit dhe të krimit të organizuar; në aftësitë drejtuese, vizionin ose planin e besueshëm për organizimin e Prokurorisë, imazhin publik të karrierës së tij, etj.

Pasi bëhet verifikimi i kushteve paraprake, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës jo më vonë se 10 ditë nga mbyllja e afatit të kandidimit, paraqet për miratim në mbledhje plenare, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e kandidimit.

LEXO  “Më dhanë punë për të më testuar”, vijon DËSHMIA e Artan Tafanit në GJKKO: Të gjithë i rrinin pinc Laert Haxhisë

Votimi për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme bëhet i hapur dhe nominal dhe kryetar i SPAK zgjidhet kandidati që merr më shumë vota në Këshill, pra mjafton që ai të marrë një votë më shumë se kandidatët e tjerë. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

Lajme Te nGjashme