Hapet ‘GoFundMe’ për autorin që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, ja sa është shuma e mbledhur deri tani

Në një kohë kur Gjykata e Tiranës ka caktuar sot në mëngjes masën e sigurisë “Arrest me burg” për Elvis Shkambin dhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambi, paralelisht në aplikacionin “GoFundMe” është hapur një llogari financiare për autorin e vrasjes.

Llogaria rezulton të jetë hapur sot në mëngjes dhe brenda pak orësh shqiptarët kanë kontribuar shuma financiare që deri tani arrijnë rreth 8,782 dollarë.

LEXO  Njihuni me “surprizat” e motit gjatë kësaj të marte. Temperaturat shkojnë deri në…

Donacioni është hapur për të kontribuar financiarisht me qëllim ndihmën ekonomike për Elvis dhe Gjon Shkambin.

Kjo është një nga situatat më paradoksale që ka ndodhur për këtë rast të rëndë që tronditi gjyqësorin shqiptar.

LEXO  Tragjedi në Zvicër/ 4-vjeçari shqiptar përplaset nga furgoni, ndërron jetë në spital

Sot, në të njëjtën kohë, shqiptarët ftohen të kontribuojnë në llogari për Elvis Shkambin, ndërsa paralelisht zhvillohet konferenca kombëtare e gjyqtarëve, ku pritet të dalin me një deklaratë të përbashkët.

LEXO  Humbi tragjikisht jetën në aksident, pasuria marramendëse që lë pas Diogo Jota për gruan dhe 3 fëmijët

Ky është rasti i parë në historinë e drejtësisë shqiptare që një popull i jep të drejtë autorit të vrasjes dhe mobilizohet për të mbledhur të ardhura financiare për të ndihmuar vrasësin.

Lajme Te nGjashme