Trump “shpërthen” kundër Spanjës: Ndoshta duhet të dëbohet nga NATO-ja

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit në Zyrën ovale me homologun e tij finlandez, Alexander Stubb kritikoi Spanjën për kundërshtimin e një rritjeje të shpenzimeve të mbrojtjes.

LEXO  Shkak kushtet teknike/ MIE revokon lejen për minierën e kromit në Katjel

Presidenti amerikan madje sugjeroi që Spanja duhet të përjashtohet nga NATO.

“Siç e dini, kërkova që ata të paguanin 5 përqind, jo 2 përqind. Dhe shumica e njerëzve menduan se kjo nuk do të ndodhte. Dhe ndodhi praktikisht unanimisht. Kishim një që po vononte. Ishte Spanja. Duhet t’i telefonosh dhe të zbulosh pse janë të vonuar”, tha ai.

LEXO  VIDEO e frikshme/ Kamioni përplaset mbi një shtëpi

Trump theksoi se Spanja nuk ka asnjë justifikim për të mos paguar përqindjen e kërkuar.

“Ndoshta duhet t’i dëboni nga NATO, sinqerisht,” shtoi ai.

Lajme Te nGjashme