Aksident i rëndë, përplasen dy trena, të paktën 20 persona të plagosur

Një aksident rëndë ka ndodhur në Sllovaki, ku u përplasën dy trena me pasojë plagosjen e të paktën 20 personave.

Sipas burimeve lokale, nuk raportohet për viktima, por vetëm për të plagosur.

LEXO  Çfarë po ndodh me ish-banorët? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”

Rrjeti informativ TA3 raportoi se spitalet e zonës po përgatitnin njësitë e emergjencës për të pritur të lënduarit nga aksidenti.

Shërbimi i kërkim-shpëtimit i vendit bëri të ditur përmes faqes së tij në Facebook se ka dërguar menjëherë një helikopter dhe autoambulanca në vendngjarje.

LEXO  Reuters: 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi refuzon, lufta vazhdon

Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Jablonov nad Turňou, në Sllovaki, kur dy trena ekspres që po lëviznin në drejtim të kundërt u përplasën ballë për ballë përpara një tuneli hekurudhor.

LEXO  Nuk ndjehej mirë teksa po notonte në Ksamil/ 37-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranë

Lajme Te nGjashme