Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të kapur edhe institucionin e fundit që, sipas tij, ka funksionuar në marrëveshje me opozitën, Avokatin e Popullit.
Berisha: Asgjë tjetër duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë patur në një ujdi me opozitën, duan ta marrin le ta marrin. Edi Rama i pangopur do të ketë çdo pushtet në duart e tij, por të jetë i sigurt që nuk do na imponojë të votojmë kandidatët që nuk e meritojnë.
Ne kemi një avokat të ri të popullit nga Shoqëria Civile, Besim Ndregjoni është kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politik. Kandidatura e tij erdhi për votim në Parlament. Niko Peleshi, zoti i ka dhënë mbiemrin që e meriton…tha ja ta diskutojmë. Çfarë bënë? Nuk e hodhën në votim. Kështu që në ligjin e Parlamentit zoti Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Do ta marrin edhe avokatin? Le ta marrin. Por rregulli ka qenë që është propozim i opozitës.