Lajm i mirë, ja kur do të hiqen tarifat roaming për udhëtarët shqiptarë drejt BE-së

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në konferencën e përbashkët me kryeminstrin
Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria është në rrgën e duhur drejt BE-së.

Von der Leyen njoftoi se vitin e arshshëm do të hiqen të gjitha tarifat “roaming” të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Presidentja e KE-së deklaroi se ekonomia shqiptare ka fituar akses në tregun e përbashkët europian dhe është krijuar një treg i gjerë, ku të dyja palët kanë përfitime.

LEXO  Tragjedi në Zvicër/ 4-vjeçari shqiptar përplaset nga furgoni, ndërron jetë në spital

“Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Dua të theksoj se është një progres i mrekullueshëm dhe një shpejtësi rekord. Planifikojmë të hapim grupkapitullin e fundit këtë vjeshtë.

LEXO  Tentuan t’i rrëmbenin vajzën pak ditë më parë/ Dedektivja Shkënda Lili reagon publikisht, flet për ngjarjen

Dy vite më parë ne lançuam planin e rritjes në BP dhe ekonomia juaj ka fituar akses në tregun tonë të përbashkët. Ju zbatoni reforma kyçe. Kemi një treg të tërë të gjerë të përbashkët, është një situatë ‘win-win’. Vitin që vjen do të heqim të gjitha tarifat ‘roaming’ Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaroi Von der Leyen.

LEXO  Formacioni i mundshëm i Shqipërisë/ Silvinjo ka dilema për rreshtimin, sulmin e udhëheq… “Katana”

Lajme Te nGjashme