‘Mediat e huaja nuk bëjnë kompromis’/ Kikia: Ne jemi mësuar të flasim për miliona euro, ata raportojnë…

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një intervistë televizive, ka komentuar mënyrën se si mediat e huaja e pasqyrojnë kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë.

Ai theksoi se, megjithëse mediat e huaja mund të tregojnë dashamirësi ndaj vendit tonë, ato kanë kufijtë e tyre profesionalë dhe nuk bëjnë kompromis me standardet e raportimit. “Nuk janë të dashuruara në mënyrë absolute siç jemi ne këtu në Shqipëri,” u shpreh ai, duke shtuar se nuk sheh ndonjë qëllim të veçantë nga mediat për ta goditur kryeministrin, pasi nuk ka një fushatë të organizuar kundër tij.

Gazetari komentoi edhe artikullin e gazetës së madhe amerikane New York Times për udhëtimin e kryetarit të bashkisë, duke theksuar se “ka pasur arsye për të hedhur dritë mbi këtë udhëtim”, si dhe se “në SHBA transparenca është një standard i panegociueshëm”.

LEXO  Parkimi “dysh”, çfarë rrezikojnë drejtuesit e mjeteve? Ja kur kjo shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg

Sipas Kikias, ndryshe nga Shqipëria, ku shpesh flitet për miliona euro pa reagim publik, në Shtetet e Bashkuara edhe shpenzimet më modeste raportohen dhe analizohen. “Edhe dy euro atje janë arsye për të bërë raportim dhe transparencë,” tha ai, duke nënvizuar dallimin mes kulturës mediatike perëndimore dhe asaj shqiptare.

Kikia:

Pa dyshim që Rama ka qenë kryeministri që ka marrë, ka kërkuar apo ia kanë dhënë, është tjetër histori, por ka marrë më shumë vëmendje në mediat ndërkombëtare, është intervistuar, qoftë nga televizione, qoftë nga gazeta. Kanë shkruar për Shqipërinë duke iu referuar më së shumti ofertave të turizmit në Shqipëri, si një vend i pazbuluar, si një oaz ku parajsa natyrore bashkëjeton me çmimet e lira e kështu me radhë.

LEXO  Stuhia në Tiranë, 23 persona kërkuan ndihmë në spital, katër prej tyre ende aty me goditje në kokë

Pa dyshim që, megjithë dashamirësinë që mund të tregojnë mediat, ka momente kur ata nuk bëjnë kompromis, pra kanë disa vija kufizuese, nuk janë të dashuruara në mënyrë absolute siç jemi ne këtu në Shqipëri, kështu që në këtë rast unë nuk besoj se ka diçka të qëllimshme nga mediat për ta goditur kryeministrin, sepse nuk shikoj diçka që të jetë masive.

Besoj se ka pasur arsye media, gazeta e madhe Njujorkeze, për të kërkuar të hedhë dritë mbi këtë udhëtim të kryetarit të bashkisë, plus ka një gjë tjetër: njësia matëse e kostove dhe detyrimeve për të bërë transparencë.

LEXO  Kontroll i ‘hekurt’/ Plan kundër emigrantëve, Starmer njofton për dokumentet përkatëse që duhet të kenë

Nëse ne këtu në Shqipëri do të kemi një aferë dhe themi se filan zyrtar ka shpenzuar 200 euro pa deklaruar, do fillojmë e do qeshim. Ne jemi mësuar të flasim me 2 milionë euro, me 10 milionë euro, me 200 milionë euro, ndërkohë që gazetarët amerikanë kanë rreshtuar edhe shpenzimet më modeste të udhëtimit dhe të akomodimit të kryetarit të bashkisë, sepse në fund jo 200 euro, por edhe 2 euro andej janë raportime për t’u raportuar, për t’u bërë transparencë dhe për t’u treguar pse u shpenzuan, kush i shpenzoi.

Lajme Te nGjashme