“Njerëzit e dinë mirë çfarë po bëjnë…”/ Mesazhi i Arbenitës që ngre shumë pikëpyetje

Modelja e njohur Arbenita Ismajli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së ndjekësve të saj, jo vetëm për bukurinë dhe karrierën, por edhe për postimet e saj me tone të forta reflektimi që shpesh interpretohen si mesazhe të fshehta. Së fundmi, Arbenita ka ndarë në InstaStory një thënie që ka ngjallur shumë reagime dhe diskutime në rrjete sociale.

LEXO  “E hodhën me makinë në liqen, trupi i të riut doli jashtë”, detaje tronditëse për ngjarjen e Matit

“Merre personale, në këtë moshë, beso, njerëzit e dinë mirë çfarë po bëjnë”, shkruhej në postimin e saj, të cilin fansat e kanë lidhur menjëherë me ndonjë situatë të fundit në jetën e saj private

Kjo nuk është hera e parë që modelja kosovare ndan mesazhe me kuptime të dyfishta. Që pas ndarjes nga reperi Fero, me të cilin ka edhe një vajzë, Arbenita shpesh ka përdorur platformën e saj për të shprehur mendime për marrëdhëniet, respektin dhe vetëvlerësimin.

LEXO  “S’dyshoj tek asnjë person”- Ishte në banesë me bashkëshorten kur ndodhi shpërthimi, zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut! Tritol, mesazh për deputetin e PD?

Në postimet e mëparshme, ajo ka theksuar disa herë rëndësinë e pjekurisë emocionale dhe sinqeritetit në raportet njerëzore, ndërsa ndjekësit e saj besojnë se shumë prej këtyre mesazheve janë të drejtuara në mënyrë indirekte ndaj ish-partnerit.

LEXO  Ligji i ri për vitet e punës, ja cilat periudha njihen automatikisht! Udhëzimi për ata që s’kanë marrë pension deri tani! Aplikimi, formulari dhe dokumentet që duhen

Përveç “kunjave” që shpesh kthehen në tema diskutimi, Arbenita vijon të jetë aktive në botën e modës, duke bashkëpunuar me marka ndërkombëtare dhe duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta e saj profesionale dhe e përditshme.

Pavarësisht thashethemeve dhe aludimeve të fansave, modelja ruan qëndrimin e saj të rezervuar, pa i konfirmuar apo mohuar asnjëherë publikisht këto spekulime.

Lajme Te nGjashme