Serbia “dorëzohet” para Shqipërisë, tregon skenarin e padëgjuar si mund të shkojë në play-off të Botërorit 2026

Serbia ka filluar të mendojë opsionet, si mund të përshihet në “play-off” të Botërorit 2026. Duke qenë se vendi i dytë që mban Shqipëria është si ëndërr, serbët kanë zbuluar një skenar të padëgjuar më parë.

Bëhet fjalë me Serbinë në vendin e tretë, dhe disa kombinacione që të gjithë bashkë janë thuajse të pamundura. Kjo për shkak se duhen plotësuar katër kritere.

LEXO  Ç’ndodhi në Lake View në Tiranë? Si u përfshi nga flakët apartamenti super-luksoz i Françeska Muratit

Rumania të përfshihet në dy pozicionet e para të grupit të saj. Rumunët mbajnë vendin e tretë aktualisht në grup. Bosnja me 3 pikë ndodhet përpara, teksa janë edhe nga dy ndeshje për t’u luajtur për secilën.

Suedia po ashtu të përfshihet në dy pozicionet e para. Vendi i parë shfaqet i blinduar nga Zvicra. Beteja është me Kosovën, që numëron 3 pikë më pak. Edhe Sllovenia me 2 pikë më pak se Kosova shfaqet si rival. Të tre përfaqësueset kanë garë të ngjeshur për vendin e dytë.

LEXO  Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Irlanda e Veriut në të njëjtën kohë me Suedinë dhe Rumaninë ta mbyllë në dy vendet e para. Aktualisht e mban këtë pozicion me po aq pikë sa Gjermania kryesuese dhe Sllovakia e vendit të tretë.

LEXO  Liderët evropianë shkrihen së qeshuri me surpizën e Ramës me Intelegjencën Artificiale

Opsioni më i vështirë që duhet plotësuar lidhet me Belgjikën. Përfaqësuesja belge duhet ta mbyllë poshtë Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit. Një skenar i cili konsiderohet thuajse i pamundur.

Lajme Te nGjashme