Vrasja e gjyqtarit Kalaja, gazetarja ngre alarmin: Çfarë po e nxit revoltën e qytetarëve

Gazetarja Etleva Delia ka folur për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjatë intervistës, Delia u ndal edhe tek zvarritja e çështjeve gjyqësore duke thënë se kanë shtuar tension tek qytetarët.

Delia shtoi se janë me mijëra çështje që janë stok dhe se nuk dihet se kur do të shqyrtohen.
“Pothuasje në të gjitha takimet e zhvilluara pas vrasjes së gjyqtarit theksi vihet tek siguria. Sa të sigurta janë gjykatat sa të përgjegjshëm janë personat e vendosur aty. Por problemi duhet parë më në thellësi se përse zvarriten gjyqet. Kemi statistika që deri në 2023, të jenë në proces civil për çështje pronash 12 mijë qytetarë. Pra nuk dihet se kur do t’u vijë data për t’u shqyrtuar”, tha ajo.

LEXO  Macron inkurajon investitorët të zgjedhin Shqipërinë: Do jetë në BE brenda dy viteve

Nga ana e tij gazetari Ervin Leka tha se çështjet e pronave kanë qenë shumë problematike. Konfliktet për pronat u shpreh ai kanë shkaktuar edhe viktima.

“Shumica e konflikteve të pronësisë kanë sjellë viktima. Madje shpesh çështjet nuk janë zgjidhur as në gjykata duke kaluar edhe në ngjarje tragjike. Proceset gjyqësore vijojnë zvarriten dhe nga kjo kemi parë edhe rezultate vërtet tragjike”, tha ai.

LEXO  Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë edhe një nga pasagjerët

Lajme Te nGjashme