Ishte e planifikuar? Hodhën në erë pallatin me bombola gazi dhe vranë 3 oficerët! Si vëllezërit i ngritën kurth karabinierëve…

Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë mëngjesin e 9 tetorit, kur një shpërthim i fuqishëm në një banesë në Castel D’Azzano, Verona, i mori jetën tre karabinierëve dhe plagosi rëndë 15 të tjerë. Shpërthimi ndodhi gjatë një operacioni për zbatimin e një urdhri përmbarimor ndaj tre vëllezërve që refuzonin prej muajsh të lironin pronën.

Sipas autoriteteve italiane, banesa ishte mbushur me gaz nga bombola të vendosura qëllimisht në disa dhoma. Në momentin që efektivët hapën derën e përparme, ndodhi shpërthimi shkatërrues, i cili shembi pjesën më të madhe të ndërtesës. Pamjet dramatike nga vendngjarja tregojnë përmasat e katastrofës.

LEXO  1 metër katror për qytetarin, 18 kulla për oligarkinë”, Lubonja shpërthen ndaj Ramës:Hapësirat publike propagandë jo…

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe forcave speciale, në vendngjarje u gjetën pesë bombola gazi si dhe mbetje koktejsh Molotov, duke forcuar dyshimet se shpërthimi ishte planifikuar me qëllim eliminimin e forcave të rendit dhe pengimin e nxjerrjes nga banesa.

Tre vëllezërit Franco, Maria Luisa dhe një i tretë ende i paidentifikuar zyrtarisht ishin emra të njohur për policinë. Në tetor dhe nëntor të vitit 2024 ata kishin kundërshtuar me forcë përmbaruesit, madje një vit më parë kishin kërcënuar hapur se do të hidhnin në erë banesën në rast ndërhyrjeje. Në atë rast, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu tragjedinë, ndërsa këtë herë, paralajmërimi u kthye në realitet.

LEXO  Tronditëse! Adoleshenti kthen banesën në depo armatimi, çfarë gjeti policia do t’ju lërë pa fjalë!

Në vitin 2014 kishte nisur një konflikt i ashpër brenda familjes, kur një nga vëllezërit, për shkak të borxheve të shumta, dyshohet se kishte falsifikuar një firmë për të marrë një kredi hipotekore mbi pronën e përbashkët. Kjo çoi në sekuestrimin e ndërtesave dhe të tokës në vitet pasuese.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në Itali, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të përcaktuar përgjegjësitë penale të tre vëllezërve, të cilët tashmë janë arrestuar dhe përballen me akuza të rënda, përfshirë vrasje të qëllimshme, akt terrorist dhe sulm ndaj forcave të rendit.

LEXO  Ekskursioni shndërrohet në tragjedi! Aksidentohet autobusi me studentë në Kolumbi, vdesin 10 prej tyre

Ministri i Brendshëm italian dhe drejtues të lartë të Policisë kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe kanë garantuar se drejtësia do të veprojë me gjithë forcën e ligjit.

Ngjarja po hetohet në detaje nga prokuroria e Veronës, ndërsa priten ekspertiza të mëtejshme teknike mbi mjetet shpërthyese të përdorura dhe dinamikën e saktë të shpërthimit./Corriere

Lajme Te nGjashme