Komentet negative në rrjet, Kiara Tito: Shpifje dhe mallkime të njerëzve që nuk kanë…

oderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në profilin e “Instagram”-it. Gjatë një bisede virtuale me ta, dikush e ka pyetur se si ndihet bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, kur i flasin keq për të.

“Si ndjehesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë për ty, fjalët më negative, e si ndihet ai?”, ishte pyetja drejtuar Kiarës, e cila i ka kthyer përgjigje menjëherë:

LEXO  “E vranë për…”, gazetari Igli Çelmeta zbulon detajet e eliminimit të Renis Dobrës: Ditën e ngjarjes shkoi në Burrel për… (Video)

“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo përgjigje”.

LEXO  Edi Rama për 60 minuta në Bashkinë e Vlorës/ Kryebashkiaku Dredha nën presion, çfarë i tha kryeministri?

Tito shtoi gjithashtu se as partneri i saj nuk e merr mundimin të reagojë ndaj fjalëve të këqija apo shpifjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale.

“Pastaj Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë”, ka përfunduar përgjigjen moderatorja.

LEXO  Shpërthim tritoli në Tiranë, dëmtohen disa makina

Me këtë deklaratë, Kiara duket se dërgoi një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përfshijnë çiftin në komente negative apo debate publike duke treguar se ata zgjedhin të qëndrojnë mbi negativitetin dhe të fokusohen në jetën e tyre.

Lajme Te nGjashme