Tronditet KESH! SPAK merr të pandehur administratorin për abuzim me detyrën

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili viijon raportimin në Komisionin e Ligjeve, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të PD, Belind Këlliçi, duke konfirmuar se administratori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi është marrë i pandehur nga SPAK.

“Është fakt publik ish-drejtori i rrugëve është marrë i pandehur dhe është i dërguar për gjykim në gjyqtarin e seancës paraprake, drejtori aktual është marrë i pandehur.

LEXO  ‘Babin e ke në burg, mamin ta morën në polici, ti je fshatare’! E mitura 14-vjeçe ndërmerr veprim nga kati i tretë i pallatit

Ish drejtori i KESH është marrë i pandehur dhe po hetohet”, tha Dumani.

Më herët, Elezit i janë komunikuar akuzat “shpërdorim detyre dhe “shkelje e barazisë në tendera”.

Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

LEXO  Çfarë po ndodh!? Pas Shkodrës, BKH aksion edhe në Fier për krimet zgjedhore! Sekuestrohen telefona dhe pamje filmike

SPAK njoftoi në muajin maj, se ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private.

Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficensës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë.

LEXO  Aksident i rëndë në Elbasan–Librazhd: Gjashtë të lënduar pas përplasjes së tre makinave

Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), në varësi të Evis Berberit.

Lajme Te nGjashme