U kap me 200 kg drogë! Kush ishte shqiptari që bënte “kërdinë” në mes të Italisë (EMRI)

Autoritetet italiane kanë bërë me dije identitetin e shtetasit shqiptar të arrestuar më 9 tetor në Romë, i dyshuar për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Kristian Prenin, 23 vjeç.

Sipas burimeve hetimore, Preni u kap në flagrancë nga karabinierët teksa po ecte në rrugë, duke mbajtur me vete një çantë në të cilën ishte fshehur një shumë prej 30.000 eurosh. Arrestimi u pasua nga një kontroll në banesën e tij, ku autoritetet italiane sekuestruan plot 200 kilogramë kokainë, një armë zjarri tip pistoletë dhe dokumentacion shtesë që mund të lidhet me aktivitetin kriminal.

LEXO  Raporti i NATO-s: Shtetet anëtare kanë rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake! Cilat vendet po përmbushin objektivin e ri prej 3.5%?

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrjetin e plotë të përfshirë në këtë trafik dhe për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse ligjore. Preni ndodhet aktualisht në paraburgim në pritje të një vendimi përfundimtar nga gjykata italiane.

LEXO  Enkileda Carja “pushton” Europën, 3 medalje ari dhe 5 rekorde për Shqipërinë në peshëngritje

Lajme Te nGjashme