Vrasja e pronarit grek të kampingut dhe mikut të tij shqiptar, paraqitet në polici një afërm i 68-vjeçarit! Misteri i rolit të tij në krimin e dyfishtë

Një i afërm i pronarit grek të kampingut të vrarë në Finikounda së bashku e mikun e tij shqiptar, u paraqit në polici mëngjesin e sotëm (14 Tetor).

Sipas burimeve policore, i riu mbërriti në polici së bashku me avokatin e tij, pa u dhënë më shumë informacion në lidhje me arsyen e paraqitjes së tij.

Ende nuk është sqaruar nëse ai është përfshirë në vrasjen e dyfishtë, ngjarje e ndodhur më 5 Tetor dhe që mbetet ende mister.

Autori i vrasjes së pronarit grek dhe shqiptarit ende s’është identifikuar, ndërsa dyshohet se ka pasur edhe një bashkëpunëtor.

LEXO  Alarm shëndetësor/ Nga gripi tek COVID-19, ja çfarë duhet të dinë qytetarët sipas Dr. Shiroka

Sipas protothema.gr, policia ka në duar një video ku shihet një motoçikletë me dy persona që mbërrijnë në zonë, pak para vrasjes.

Vlerësohet se bashkëpunëtori mund të ketë zbritur pranë kampingut dhe të jetë larguar në këmbë, ndërsa autori ka vazhduar i vetëm në motoçikletë.

Blutë po ndjekin itinerarin në një përpjekje për të identifikuar se nga janë nisur dy personat dhe si kanë mbërritur në Finikoundë.

Hetimi vazhdon me qëllim krahasimin e lëvizjeve të tyre dhe konfirmimin nëse autori nuk ka vepruar vetëm apo me ndihmën e një bashkëpunëtori që ka marrë pjesë në planin e vrasjes.

LEXO  Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave. Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e kreut të PL ka shkelje penale

Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që është vrasje me pagesë, ndaj po krahasojnë dy testamente të lëna nga pronari grek, duke kërkuar për persona të mundshëm “të pakënaqur” që mund të kenë pasur një motiv.

Autori i krimit konsiderohet ose i përfshirë drejtpërdrejt me pronarin e kampingut, ose një ekzekutor i paguar për të kryer vrasjen e dyfishtë.

Gjithashtu autoritetet po shqyrtojnë një telefonatë të bërë në kohën e vrasjes nga kampingu, ndoshta, sipas vlerësimeve, një telefonatë konfirmimi nga autori i krimit pas ekzekutimit.

LEXO  “Janë vrasës me pagesë!”- Nëna e Elis Rroshkodolit: Jetoj me frikë! E vranë për një plagosje në Belgjikë, në pritë e ka nxjerrë…

Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në një kamping në Finikounda, kur autori, pasi kishte mbuluar fytyrën, hyri me forcë në recepsionin ku ndodhej pronari 68-vjeçar me kujdestarin e tij 60-vjeçar dhe mikun e tij të vjetër shqiptar.

Personi i armatosur qëlloi me gjakftohtësi pronarin dhe më pas mikun e tij, i cili u përpoq të arratisej.

Në vrasjen e dyfishtë ishte i pranishëm edhe nipi i pronarit, që arriti t’i shpëtonte plumbave.

Lajme Te nGjashme