E FUNDIT/ Zbulohet “shtëpi bari” në vend, disa persona të shoqëruar

Policia e Korçës ka goditur sot një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura, “shtëpi bari”.

Mësohet se pas informacioneve të marra në rrugë operative, është bërë e mundur gjetja e këtij ambienti dhe sekuestrimi i disa rrënjëve lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa.

LEXO  30 maj/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Aksioni u krye në qytetin e Bilishtit, ku u bë edhe zbulimi i ambientit të mbyllur ku ushtrohej aktiviteti kriminal.

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa pritet që të ketë arrestime në përfundim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast dhe të jepen detaje të aksionit.

LEXO  “Të shkarkohet Presidenti Begaj!”/ Gazment Bardhi: Ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës, ndërhyri…

Lajme Te nGjashme