‘Mu errën sytë, më ishte sosur durimi…’/ Zbulohet dëshmia e Elvis Shkambit

E gjitha nisi si një seancë e zakonshme civile. Elvis Shkambi, me një vështrim të ftohtë, hyri në godinën e Gjykatës së Apelit rreth orës 15:10. Kontrolli i sigurisë në hyrje ishte formal. Detektori metalik, i dha sinjale se personi në fjalë kishte mjete metalike, por roja i sigurisë për shkak të ngarkesës në atë institucion neglizhon…

Neglizhon, pasi detektori i Gjykatës së Apelit, sinjalizon për pjesën më të madhe të personave që kalojnë aty, ku dikush ka rripin, tjetri togzën e çantës, dhe dhe dikush aksesorë të ndryshëm metalikë.

LEXO  “A mund të guxojë Veliaj të dalë kundër Ramës?”/ Trondit politologu: ja e vetmja shpresë e Veliajt

Roja e sigurisë, Banush Koxhaj, nuk kreu kontroll fizik, edhe pse sinjalizimi dritor tregoi prezencën e metaleve, pa e menduar se Elvisi në brez nuk kishte vendosur vetëm rripin, por edhe një pistoletë berreta.

Në sallë ndodheshin rreth 10 persona: gjyqtari i ndjerë Kalaja, palët në proces, përfaqësuesit ligjorë dhe përmbaruesja.

Pas prezencës së palëve, rreth orës 15:30, gjyqtari Astrit Kalaja shpalli vendimin paraprak për rrëzimin e kërkesës së Shkambëve për pezullim të ekzekutimit.

LEXO  U gjet i groposur në arën e mbjellë me misër, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta para se të varrosej! Detajet nga autopsia

Ishte një vendim teknik, i përkohshëm. Në thelb, nuk ishte vendim që vendoste për pronën. Por, për familjen Shkambi ishte sinonim i humbjes dhe vijimit të kalvarit. Në çastin kur gjyqtari po lexonte arsyetimin, Elvis Shkambi, i ulur në bankën e prapme, vendosi dorën në brez. Askush nuk e vuri re. Në një moment, ai u ngrit dhe eci përpara, sikur donte të fliste. Pasi u afrua 3 hapa, u dëgjua krisma e parë. Një plumb e goditi gjyqtarin në anën e majtë të gjoksit.

LEXO  Me urdhër të SPAK/ Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milionë euro, të dyshuara si përfitim nga…

Në momentin që u shpall vendimi u ndjeva keq, mu errën sytë. Nxorra pistoletën që kisha me vete dhe qëllova. Më ishte sosur durimi. Ky ishte akti i fundit pas padrejtësive që po kryeheshin me pronën që unë dhe familja ime zotëronim.

Lajme Te nGjashme