Shqipëria përgatitet për stuhi/ Sinoptikania jep lakmin e papritur: Ja çfarë na pret në orët e ardhshme

Sinoptikania Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave, në një intervistë televizive, u shpreh se nga dita e premte, e në vijim, do të ketë ulje të dukshme të temperaturave në të gjithë vendin.

Reshje mesatare shoqëruar me shtrëngata priten në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë, duke krijuar kushte jo të favorshme.

LEXO  Në kërkim prej 6 muajsh si pjesë e organizatës kriminale/ ‘Hija’ e shqiptarit kapet në Kroaci, 42 persona nën hetim

Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë të dobëta, por moti pritet të mbetet me vranësira dhe i paqëndrueshëm.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, reshje të dobëta dhe lokale janë parashikuar në disa qarqe si Kukës, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 7°C në zonat malore deri në 22°C në zonat e ulëta.

LEXO  “Për pak u kapëm për fyti…”/ Çudit Françeska Murati: Laert Vasilit nuk dua t’i shoh sytë

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke ndikuar në përhapjen e reshjeve dhe intensitetin e tyre.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes, veçanërisht në zonat ku priten shtrëngata dhe reshje mesatare, për të shmangur rreziqet e mundshme gjatë lëvizjeve dhe aktivitetit të jashtëm.

LEXO  Niko Peleshi kryetari i ri i Parlamentit! Balla bëhet kryetar i Grupit të PS

Lajme Te nGjashme