U arratis nga burgu grek! Kapet pas gati 1 muaji 27-vjeçari shqiptar Ylli Shkalla, u gjet me makinë të vjedhur në…

Ylli Shkalla, shqiptari 27-vjeçar i arratisur nga burgu grek është arrestuar nga Policia e vendit fqinj.

Ai u vendos në pranga në Beoti, teksa policia gjeti një makinë të parkuar në autostradën PATHE (drejtimi drejt Selanikut).

LEXO  Tronditese/ 31-vjeçari shqiptar vret kushëririn me thikë (Emri)

Shoferi i mjetit, rezultoi të ishte 27-vjeçari shqiptar, i cili mëngjesin e 18 shtatorit u arratis nga burgu hapur i Kasandrës, Halkidiki.

Gjatë kontrollit të riut shqiptar iu gjet një pistoletë replika dhe një telefon celular. Nga hetimet rezultoi se makina që posedonte ishte e vjedhur.

LEXO  Policia godet firmat piramidale online, 6 të arrestuar në Fier e Lushnje

Ylli Shkalla 27-vjeç, nga Tirana, ishte dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe i kishte mbetur vetëm një muaj burg.

Ai po vuante dënim në gjysmë liri në këtë burg bujqësor ku edhe punonte. Shkalla rezulton i arrestuar në shkurt 2017 për 9 vjedhje të kryera në bashkëpunim në Tiranë.

LEXO  Policia gjen në Laprakë pistoletën që plagosi kamarierin e picerisë tek “Ali Demi” në Tiranë

Lajme Te nGjashme