Çmontohet organizata mafioze shqiptaro-kineze/ Pastrim parash 50 mln euro në vit, financim cash trafikut të kokainës…

Një rrjet kinez shitjesh me pakicë, i akuzuar për financimin e trafikantëve shqiptarë të drogës në Spanjë, është goditur pak ditë më parë nga autoritetet në Spanjë, pas një hetimi të gjatë të bazuar në përgjime dhe zbërthimin e bisedave dhe se si funksiononte skema.

Bëhet fjalë për një çift të martuar kinez, që ishte përgjegjës për mbledhjen e parave cash , me qëllim për të furnizuar organizatat e trafikut të drogës dhe më pas qarkullimin e miliona eurove fitime.

LEXO  Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’i dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burg

Komploti e kishte epiqendrën në një park industrial në Malaga të Spanjës sipas Guardia Civil dhe ishte i aftë të transportonte 50 milionë dollarë në një vit të vetëm, në xhiron mall-para dhe anasjelltas.

“Armë, kërcënime, plantacione marijuane dhe një rrjet biznesesh kineze në të gjithë Spanjën, të organizuara përmes bisedave të koduara për të mbledhur shuma të mëdha parash, për të financuar trafikun e drogës në Shqipëri”, informon media spanjolle mes të tjerash.

LEXO  Dorëheqja e drejtorëve nëpër bashki/ Gazetari bën deklaratën e fortë: Ja çfarë po paralajmëron Rama

Këta janë përbërësit e një hetimi të Policisë Kombëtare për një komplot të akuzuar për zhvendosjen e gati 50 milionë dollarëve brenda një viti. E gjitha filloi me mbikëqyrjen e një çifti kinez që vizitoi bizneset e bashkatdhetarëve të tyre në Malaga, për të grumbulluar çanta me kartëmonedha.

“Kjo është një histori krimi të organizuar në të cilën mafia kineze dhe ajo shqiptare bashkuan forcat”, theksohet më tej nga media.

LEXO  Katari bën lëvizjen e radhës kundër Izraelit: Për krimet duhet të mbash përgjegjësi

Në një nga bisedat e dekriptuara, çifti u drejtohet anëtarëve të rrjetit ë tij:

“Për nesër na duhen 100 mijë euro”, duke nënkuptuar pakot e radhës në cash për sasinë e mallit që do blihej.

Të dyja organizatat bashkëvepronin mes tyre, teksa pritet të zbërthehet ndarja e fitimeve dh aksioneve, pastrimi i parave, ku përfundonin ato dhe si transportoheshin.

Lajme Te nGjashme