‘Kisha dhe 3 plumba por…’, deklarata tronditëse e Elvis Shkambit

Dëshmitarët tregojnë se gjyqtari u rrëzua mbi tavolinë, ndërsa një dosje e bardhë u njollos me gjak.

Autori qëlloi sërish, këtë herë drejt palës paditëse, babë e bir, Ervis dhe Rakip Kurtaj. Djali 45-vjeçar mbuloi instinktivisht babanë për ta mbrojtur nga plumbat. Në këtë moment, autori ul armën dhe nuk qëllon më, duke ia dorëzuar pistoletën rojës së sigurisë.

“Vazhdova të qëlloja sërish. Nuk i kam harxhuar të gjitha plumbat, më kishin mbetur edhe 3 plumba. Në momentin që po qëlloja, kuptova atë çfarë po bëja, aty ndalova dhe shkova dorëzova pistoletën te roja e sigurisë”, u shpreh Shkambi.

LEXO  Princi Harry rikrijoi një nga momentet më ikonike të Princeshës Diana, eci në fushën e pastruar nga minat…

Patrulla e parë mbërriti 6 minuta pas ngjarjes. Shkambi ishte ende në oborr dhe i tha policëve ta arrestonin, pasi ishte ai autori i krimit. Ai u prangos së bashku me xhaxhain Gjonin, i cili fliste në telefon.

Dëshmitarët tregojnë se pas të shtënave, kaosi shpërtheu në koridorin e ngushtë të gjykatës, ku të gjithë dolën jashtë të frikësuar. Disa u fshehën në dhomën e pritjeve.

LEXO  Çfarë po ndodh me Metën pas hekurave? Blushi: Masa represive, as avokati s’e takon dot

Dëshmia e Shkambit përpara oficerëve të policisë është tronditëse. Ai tregoi se e mbante armën prej kohësh dhe se kishte hyrë disa herë i armatosur në gjykatë.

“Pistoletën e mbaj prej kohësh. Kam hyrë edhe herë të tjera në gjykatë i armatosur,” tha Shkambi.

Në fillim, ngjarja dukej si një shpërthim zemërimi, por hetimet zbuluan një zinxhir dështimesh dhe përgjegjësish që çuan në aktin ekstrem. Ai nuk ishte vetëm një autor, por një sistem i tërë që nuk funksionoi.

LEXO  Rrezik nga era në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

“Në shënjestër, unë jam i bindur, ka qenë sistemi, frustrimi që ai mund të ketë prodhuar,” tha Gerti Shella, drejtor i INFOCIP.

Anila Hoxha, gazetarja, komentoi se ky krim nuk është i ri, duke theksuar neglizhencën e sistemit të drejtësisë.

Hetimet tregojnë se Shkambi nuk hyri rastësisht i armatosur në gjykatë. Kjo ngre dyshime se ngjarja ishte e planifikuar, bashkë me xhaxhanë Gjonin, i cili po hetohet për vrasje në bashkëpunim dhe vrasje të funksionarëve publikë.

Lajme Te nGjashme