Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Shëngjinit.
Një punëtor ndërtimi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jete.
Ngjarja ka ndodhur në Kune.
Ende nuk dihet mosha e viktimës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.