Ndryshimet në karrierë, pengesat e papritura dhe një ndjenjë stanjacioni kanë prekur veçanërisht tre shenja specifike të zodiakut kohët e fundit. Por kësaj periudhe po i vjen fundi.
Venusi, planeti i lidhur me dashurinë, vlerat dhe bukurinë, po kalon në shenjën e tij sunduese: Peshoren. Atje, energjia e tij bëhet veçanërisht e fortë dhe sjell sqarime vendimtare dhe zhvillime pozitive. Ndryshimi, megjithatë, nuk do të jetë menjëherë i dukshëm.
Venusi do të qëndrojë në Peshore për rreth një muaj dhe rezultatet do të shihen gradualisht.
Binjakët
Muajt e fundit mund të kenë sjellë konfuzion ose zhgënjim në fushën e marrëdhënieve. Por Venusi në Peshore vepron si një magnet për lidhje të reja. Një njohje e papritur mund të ndryshojë gjithçka, qoftë një marrëdhënie romantike apo profesionale.
Nga 13 deri në 21 tetor, bashkëpunimet dhe propozimet e reja profesionale janë veçanërisht të favorizuara, ndërsa suksesi e rimëkëmbja financiare mund të vijnë përmes rrjetëzimit të zgjuar dhe ekstraversionit.
Peshorja
Ndjesia të qëndruarit në vend e javëve të fundit po i vjen fundi. Me Venusin në shenjën tuaj, strukturat e vjetra që kanë penguar progresin po ‘çmontohen’. Kreativiteti rritet në mënyrë dramatike dhe ofron shkëndijën e nevojshme për të shndërruar idetë në mundësi reale.
Ndërsa mënyra juaj e të menduarit zgjerohet, krijohet hapësirë për përvoja të reja dhe lulëzim profesional ose personal.
Ujori
Bollëku po afron dhe koha nuk mund të jetë më e përshtatshme. Plutoni kthehet në rrugën e duhur në shenjën tuaj dhe forcon identitetin tuaj unik. Kjo është një periudhë zgjimi shpirtëror dhe fuqizimi personal.
Elementi magnetik në personalitet bëhet më intensiv, ndërsa Venusi, në një trekëndësh me Plutonin, favorizon jetën dashurore. Dashuritë ose rinovimet e papritura në marrëdhëniet ekzistuese janë skenarë shumë të mundshëm, të gjitha në një sfond kreativiteti, i cili arrin nivele të reja.
