“Bashkia nuk do t’ia dijë”- Florjan Binaj denoncon trafikun në Tiranë: Bëjnë propagandë! Të bashkohemi e të veprojmë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka hapur zyrtarisht fushatën e tij elektorale me një video ku denoncon gjendjen e rrugëve të kryeqytetit sa herë bie shi.

LEXO  Karriera dhe jeta në Rusi, Mirlind Daku: Paguhem për golat, kemi të gjithë një ëndërr

Në videon e publikuar në rrjete sociale, Binaj shfaqet duke udhëtuar me makinë nëpër rrugët e Tiranës në mes të një shiu të dendur, teksa përpiqet të përshkojë zonat e përmbytura.

LEXO  Alba Pollozhani nga “Ferma VIP” drejt politikës: Më vlon zemra për të ndihmuar popullin

Ai e cilëson përvojën si një “mision të pamundur”.

“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë”, thotë Binaj.

LEXO  Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Lajme Te nGjashme