Çfarë folën liderët, zbardhen diskutimet Trump-Zelensky në “Shtëpinë e Bardhë”

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky folën sot për shtypin përpara një takimi dypalësh, ku pritet të diskutohen ndihmat ushtarake dhe zhvillimet më të fundit në luftën në Ukrainë.

Gjatë deklaratave, Zelensky kërkoi publikisht nga Shtetet e Bashkuara raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, duke sugjeruar gjithashtu një marrëveshje të mundshme shkëmbimi, ku Ukraina do të ndihmonte SHBA-në në fushën e prodhimit të dronëve.

LEXO  Kërcënoi drejtorin e spitalit / Shoqërohet në komisariat për 5 orë vëllai i Rrumit, “të fortit të Sukthit”

Nga ana tjetër, Trump konfirmoi se do të diskutojë çështjen e furnizimit me raketat Tomahawk, por paralajmëroi se një hap i tillë mund të sjellë një përshkallëzim serioz të konfliktit. Ai theksoi se edhe vetë SHBA-të kanë nevojë për sisteme të tilla për mbrojtjen e tyre.

LEXO  “Një goditje me thikë në kraharor i mori jetën”- Vrasja e 36-vjeçares shqiptare në Greqi nga bashkëshorti! Çfarë tregon ekspertiza mjeko ligjore: Në trupin e gruas…

Trump shtoi gjithashtu se samiti i tij i ardhshëm me presidentin rus Vladimir Putin në Budapest nuk ka gjasa të sjellë një takim të drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Zelensky-t.

LEXO  Humbje e rëndë/ Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore

Lajme Te nGjashme